Gjermania u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë: Duhet të gjeni kompromis
Gjermania u ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë për kompromis.
Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad.
Konrad ka thënë se dyja palët duhet të gjejnë një rrugë për të ecur drejt Bashkimit Evropian (BE).
“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, ka thënë Konrad shkruan “Tanjug”.
Zbatimit i Planit Evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar pas takimit të 27 shkurtit, se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan marrëveshjen, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen sërish më 18 mars në Ohër.