Gjermania ul taksat për karburante, ngjall panik në Zvicër
31 maj 2022
| 11:59
Gjermania i ka ulur taksat e karburanteve.
Vendimi do të hyjë në fuqi nga nesër (e mërkurë) dhe do të zgjasë tre muaj.
Ministri i Financave, Christian Linder dhe ai i Ekonomisë, Robert Habeck, presin që çmimet e benzinës të ulën për 35 cent, ndërsa dizelli pritet që të ulet për 17 cent, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Ky vendim i shteti gjerman ka ngjallur panik tek kompanitë e derivateve në Zvicër, raportojnë mediat zvicerane.
Sipas tyre tani pritet që shtetasit e tyre do të shkojnë për t’u furnizuar me derivate në shtetin gjerman.
Ramon Werner, kryetar i “Oel-Pool AG”, i cili operon rreth 700 pika karburanti në Zvicër, duke përfshirë “BP” dhe “Ruedi Rüssel”, pret që kompanitë e tij të kenë humbje marramendëse.