Gjermania vazhdon ta mbajë nën kontroll virusin “Korona”
15 prill 2020
| 08:50
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 285 persona kanë vdekur nga virusin “Korona” në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit. Përpos viktimave, u shtua edhe numri i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani u konfirmuan 2 486 raste të reja të infektimeve. Numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 127 586, njofton “Robert Koch”.
Ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 3 254 persona. Ky numër mbetet ende i vogël në krahasim me shifrën e të infektuarve dhe me numrin e viktimave që është shënuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
Pritet që qeveria gjermane brenda këtij muaji t’i largojë disa prej kufizimeve me qëllim të riaktivizimit të disa sektorëve ekonomikë.