Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri më 15 maj
04 maj 2020
| 17:04
Gjermania do të zgjasë kontrollet kufitare të paraqitura për të frenuar përhapjen e virusit deri më 15 maj. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme e shetit gjerman.
Zëdhënësi theksoi se masa është në përputhje me Komisionin Evropian dhe se Gjermania, e udhëhequr nga një frymë e përbashkët evropiane, nuk dëshiron të veprojë kundër saj, transmeton “Reuters.” (M. A /Epoka e re)