Gjermania zgjat misionet ushtarake, përfshirë atë në Kosovë
Qeveria e Gjermanisë ka vendosur të zgjasë tre misionet e saj ushtarake: në Kosovë, në Libi dhe në Liban.
Kabineti qeveritar e ka marrë këtë vendim gjatë një seance të mërkurën, ndërsa Bundestagu, apo Dhoma e Ulët e Parlamentit, duhet ta miratojë atë.
Përfshirja e Gjermanisë në Kosovë është më e gjata e saj në një mision të huaj, përkatësisht 18 vjet.
Forcat gjermane bëjnë pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it.
Si pjesë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, Gjermania ofron mbështetje edhe për Marinën libaneze dhe e ndihmon atë të luftojë kontrabandën e armëve.
Ndërkaq, anijet që patrullojnë në bregun jashtë Libisë janë autorizuar nga Bashkimi Evropian për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore përmes Detit Mesdhe.