Gjermania zgjat paralajmërimin: ‘Mos udhëtoni në këto 160 vende’
Qeveria gjermane ka zgjatur paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende deri në mes të shtatorit. Vendimi i qeverisë gjermane është justifikuar me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus jashtë vendit.
Paralajmërimi për të mos ndërmarrë udhëtime vlen për të ashtuquajturat vende të treta.
Ky grup përfshin vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose që janë të asociuara me zonën Shengen. Për ata që kthehen nga këto rajone, një test për koronavirusin është i detyrueshëm kur hyjnë në Gjermani.
Derisa të dalë rezultati, ata duhet të izolohen për 14 ditë në karantinë, si një masë paraprake. Deri tani, paralajmërimi i udhëtimit ka qenë i kufizuar deri në fund të gushtit.
Sipas Institutit “Robert Koch”, më shumë se 40 për qind e njerëzve që rezultuan pozitivë për Covid-19 në Gjermani ishin infektuar për herë të fundit jashtë vendit.