Gjermania zoton 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me BE-në
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas negociatave Kosovë- Gjermani, pala gjermane është zotuar që do ta vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023.
Me anë të një njoftimi për medie, kjo ministri treguar se cilat do të jenë prioritetet e bashkëpunimit.
“Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare. Duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes. Prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë”, është thënë në njoftim.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur se “sot të dyja vendet tona po hapin një kapitull të ri të partneritetit tonë të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Me këtë ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE)”.
Po ashtu, ministri Murati ka falënderuar të dy delegacionet dhe theksoi se “Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e zhvillimit tonë për më shumë se 20 vjet.