Gjest human në muajin e Ramazanit: Mërgimtarët do t’ia ndërtojnë shtëpinë një familjeje në Prishtinë
10 prill 2023
| 19:45
Për muajin e Ramazanit, disa shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë marrë iniciativën për të ndihmuar një familje me ndërtimin e shtëpisë.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori, Kreshnik Ibrahimi.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo familje është me kushte të rënda jetese dhe pa shtëpi.
“Si shoqëri kemi vendosur që me inciativen tonë dhe me ndihmën tuaj të ndërtojmë një shtëpi solide për këtë Familje. Vendi i ndertimit eshte i siguruar nga vet familja, kurse organizimi për ndërtimin e shtepisë është siguruar nga ne si inciatore”.
Postimi i plotë: