
Gjest i madh nga Galatasray, blen kartonin e Icardit dhe e lejon të shkojë në Argjentinë
Skuadra e Galatasarayt e bleu kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi nga PSG-ja për vlerën e 10 milionë eurove. Për sulmuesin 30-vjeçar një kontratë trevjeçare deri në vitin 2026. Gjithsesi, Icardi nuk do ta veshë fanellën e Galatasarayt në shtator.
Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortes së tij Wanda Nara (është edhe agjentja e tij), sulmuesi do të shkojë në Argjentinë për t’i qëndruar pranë. Për këtë arsye, Icardi do të huazohet për 6 muaj te skuadra e Newell Old Boys, në qytetin e Rosario (Argjentinë), ku dhe ndodhet e shtruar në spital bashkëshortja e tij. Ende nuk dihet sëmundja e Wanda Naras, por ajo do të ketë pranë bashkëshortin në këtë moment të vështirë.
Icardi do të stërvitet dhe të luajë me Newell Old Boys, ndërkohë që zyrtarizimi do të bëhet ditët në vijim. Gjithçka do të varet edhe nga diagnoza që do ta japin mjekët. Sezonin e fundit Icardi realizoi 22 gola e 8 asistime në 24 ndeshje në kampionatin turk.