Gjest i madh nga Mourinho, kaloi ditën duke shpërndarë ndihma

24 mars 2020 | 11:08

Frika nga koronavirus ka arritur edhe në Angli, teksa të moshuarit qëndrojnë në shtëpi nga frika se mos infektohen. Pa stërvitje dhe pa ndeshje, Jose Mourinho ka vendosur të japë kontributin e tij.

Sot, sipas asaj që lexohet në gazetat angleze dhe portugeze, tekniku e kaloi ditën duke shpërndarë nevojat më themelore për njerëzit e detyruar që të qëndrojnë në shtëpi, së bashku me “Age Uk”, një shoqatë e angazhuar për të ndihmuar të moshuarit.

Tifozët britanikë këtë herë janë shfaqur të bashkuar në vlerësimet për Mourinhon, i cili njihet si personazh i rrallë në botën e futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkon në pesë numri i viktimave nga Covid-19 në vendin…