Gjest i mirë, bëhen bashkë për kafe kandidatët për kryetar të Vushtrrisë
20 shtator 2021
| 20:08
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka ftuar për kafe të gjithë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar kundërkandidatët që pranuan ftesën e tij.
“Faleminderit kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë që u përgjigjen në ftesën për kafe para debateve! Në demokraci e liri, zgjedhjet janë festë. Suksese të gjithëve!”, ka shkruar Tahiri.