Gjest i jashtëzakonshëm i Adnan Hysenit: I jep 4500 euro për gruan që ka problem me veshke
Ditë më parë shumë shqiptarë u bashkuan për t’i dalë në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, humanistit dhe sportistit, Adnan Hyseni, për mbulimin e shpenzimeve jashtë vendit për shërimin e një sëmundje nga e cila vuante ky i fundit.
Por pas kryerjes së operacionit, Adnani ka shprehur një dëshirë tjetër.
Është pikërisht deputeti, Labinot Tahiri që kishte publikuar një video në të cilën kishte treguar për rastin e një nëne nga Ferizaj, që kishte problem me veshkë e që i duheshin urgjent 4 mijë e 500 euro, e pas kësaj Adnan Hyseni ka shprehur vullnetin e tij për t’i dhënë këto para.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Po i dhuroj 4.500€ per Nanen ne Ferizaj keto te holla te cilat jan dhen nga Kombi per sherimin tim.
Edhe pse nuk guxoj te perdor telefonin ne kete form po rastin i asaj Nane ne Ferizaj i postuar ne FB e vllaut tim Labinot Tahiri dhe problemit me Veshke dhe nevojes urgjente mora guximin te dal LIVE dhe tregoj se me shpirt jam me Nanen nga Ferizaji dhe do I dhuroj 4.500€ te cilat I duhen urgjentisht Nanes nga Ferizaji.
Allahu i Madherishem me dhasht forc dhe mundesi qe edhe rastet tjera te ju jem afer dhe te i NDIHMO Kombit tim.