Gjest i madh i familjes Zeqiraj, pasi iu vdiq djali, shikoni çfarë kanë bërë me 30 mijë eurot
15 mars 2018
| 13:28
Familja e Valdet Zeqirajt, djaloshit nga Istogu që vdiq para pak ditësh duke humbur betejën me kancerin, ka bërë një gjest human.
Familjarët e Valdetit kanë paralajmëruar se shuma prej 30 mijë eurosh të grumbulluara për shërimin e djalit të tyre nuk do të iu mbetet atyre, por do ta formojnë një Fond Humanitar për t’i ndihmuar rastet e ngjashme për shërim.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio Fontana, babai i Valdetit, Halil Zeqiraj.
“Qytetarët treguan vullnetin e tyre të mirë, por fati e deshi që Valdeti mos të vazhdojë jetën, por tu bashkohet shumë të tjerëve që shkuan nga e njëjta sëmundje. Uroj që ky fond kurrë mos të shpenzohet, por nëse ka nevojë lë të jetë në shërbim të nevojtarëve”, ka thënë Halil Zeqiraj.