Gjesti fantastik nga Reali, uron Barcelonën për triumfin në Copa del Rey

18 prill 2021 | 12:19

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit në kuadër të edicionin 2020/21.

Katalunasit bën një paraqitje spektakolare në finale ku e mposhtën Athletic Bilbaon me rezultat 4-0.

Ky ishte triumfi i 31-të në Copa del Rey për Barcelonën, që është edhe klubi që e ka fituar më së shumti këtë garë.

Por befasia ka ndodhur në rrjetet sociale, pasi rivali më i madh i katalunasve, Real Madridi i ka uruar ata për këtë triumf.

“Përgëzime për Barcelonën dhe tifozët e saj për fitimin e merituar të Kupës së Mbretit 2021”, ka shkruar faqja zyrtare e Real Madridit në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe…