Gjesti fisnik i Macron gjatë fjalës së kryeministrit sllovak (Video)
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë një gjest fisnik gjatë një konference për mediat me kryeministrit sllovak, Igor Matoviç. Teksa binte shi, Macron i ka mbajtur çadrën kryeministrit sllovak gjatës fjalës së tij para gazetarëve.
Edhe pse dy ndihmëse iu afruan që të mbanin çadrën, dy herë radhazi, presidenti francez ka refuzuar duke këmbëngulur të mos hiqte dorë, por ta shoqëronte deri në fund të fjalës së tij.
Pasi kryeministri sllovak mbaron fjalën e tij, Macron e shoqëron deri në hyrje të pallatit Elysee, duke i dorëzuar liderit sllovak çadrën për pak sekonda për shkak se do të vendoste maskën.
French President Emmanuel Macron holds umbrella for Slovak leader https://t.co/POxmfvFgVa pic.twitter.com/Bb2QekImON
— Reuters (@Reuters) February 3, 2021