Gjesti hedh detergjent në xhakuzi – Drenusha acarohet e hedh edhe atë në pishinë

11 dhjetor 2024 | 10:52

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti, po vazhdon t’i ngacmojë të tjerët në shtëpi.

Banori ka hedhur sërish detergjent enësh në xhakuzi për të krijuar shkumë, derisa brenda po qëndronin Xheneta, Sara dhe Gresa.

Vajzat u acaruan tejet shumë dhe i kërkuan llogari se ‘përse duhej të bënte një gjë të tillë’.

Pas kësaj, ai hodhi detergjent edhe në pishinë ku ishte duke u relaksuar Vullnet Krasniqi.

Megjithëse ky veprim i Gjestit acaroi thuajse gjithë banorët, derisa në një moment Drenusha e hodhi në pishinë.

Si shenjë hakmarrjeje, ajo i tha që të veprojë sërish të hedhë detergjent në pishinë e xhakuzi.

Këngëtari pejan nga ana tjetër kërkoi t’ia ndërronte mikrofonin dhe u hodh sërish me dëshirë në pishinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futsall tash e disa ditë është…