Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral

14 korrik 2022 | 12:11

Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet teksa ulet në gju për t’iu folur dy të mbijetuarave të Holokaustit.

Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem.

“Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.

Fotografia e publikuar nga Zivan ka marrë mijëra pëlqime në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka folur…