Gjesti i turpshëm në marrjen e çmimit, Martinez: E bëra sepse francezët po më tundonin
19 dhjetor 2022
| 15:29
Emiliano Martinez luajti një rol të rëndësishëm në finalen e madhe për Argjentinën, mori çmimin e portierit më të mirë dhe e përdori atë trofe për të bërë një festim tepër të diskutueshëm.
Martinez mori dorezën e artë, çmimin për portierin më të mirë të turneut, duke e vendosur atë pranë organit gjenital duke lënë një mesazh të diskutueshëm që ngjalli debat.
“I kam jetuar me qetësi penalltitë. Një herë tjetër gjuanin tre herë kundër meje dhe shënuan tre gola. Por mendoj se bëra gjithçka menjëherë pas kësaj”, ka thënë Martinez.
“E bëra sepse francezët po më tundonin, po më ngacmonin. Arroganca nuk funksionon me mua”, ka shpjeguar portieri kampion bote me Argjentinën për radion “La Red”.