Gjesti i veçantë i futbollistëve të Holandës
20 nëntor 2019
| 23:47
Holanda mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Estoninë ditën e djeshme, në ndeshjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Dy mesfushorët Vajnaldum dhe De Jong, bënë një gjest shumë të mirë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje, ndaj racizmit. Ishte pikërisht Vajnaldum që hapi serinë e golave ne minutën e 6-të, teksa pas realizimit ftoi shokun e tij, De Jong, për të thënë një mesazh të qartë për të gjithë.
Të dy mesfushorët bashkuan duart e tyre, për të treguar se ngjyra e tyre nuk ka aspak rendësi. Një gjest shumë i bukur ky nga të dy futbollistët, i cili tashmë ka filluar të bëjë xhiron e internetit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=ylD439UMoIY&feature=emb_logo