Gjesti i veçantë, vajza e vogël dhuron 3 euro për Notre Dame
29 prill 2019
| 17:32
Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame, pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit më parë këtë muaj.
Një pjesë shumë e vogël gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani vjen nga një burim shumë modest.
Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.