Gjesti: Në shtëpi dua të rrijë Egli, por nëse largohet do të fle me…

21 janar 2025 | 15:23

Mbrëmjen e djeshme, dy banorët që janë kokë më kokë në nominim, Egli dhe Xumi, janë vënë para pyetjeve të banorëve të “Big Brother VIP 4”. Gjithashtu ata të dy do të duhej që për publikun të jepnin një arsye se pse duhet që të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pyetjet ishin të shumta dhe si për Xumin ashtu edhe për Eglin, ato lidheshin me raportin e tyre në BBV 4.

Ndërkohë Gjesti në një moment shprehet se Egli ka ndryshuar për mirë, pasi ka filluar që të njohë fytyrat e vërteta.

“Ka ndryshuar për mirë, se ka qenë çika duke shkuar dëm. Ua ka parë fytyrat e vërteta. Ja kam treguar nja 2-3 fytyra këtu, të tjerat i ka gjetur vetë. Veç harronit krahun e ia futnit thikë pas shpine. Kur iu ka parë që jeni fals, ju të gjithë e keni sulmuar. Tjetra, unë dua që Egli të qëndrojë, normale”, tha Gjesti.

“Fatkeqësia e Laertit, në Greqi është shqiptar, e në Shqipëri grek”/ Gazetari i njohur nuk kursehet!

Ndërkohë ai shtoi se nëse Egli largohet, do të flejë në një krevat me Xumin. Këngëtari u shpreh se ‘Xumi është djalë i mirë’ si dhe kujtoi se ai e ka pritur me buzëqeshje kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

“Po edhe nëse Egli nuk rri, unë me Xumin kam me flet në krevat. Xumi është djalë i mirë, seriozisht. Mua më ka pritur i pari me buzëqeshje, më ka hapur derën, faleminderit shumë vëllaçko. Seriozisht e ke zemrën e mirë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka…