Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, kjo është arsyeja

31 janar 2025 | 12:25

Që pas përfundimit të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, katër banorë janë dënuar nga Vëllai i Madh. Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë vendosur në një ambient tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vëllai i Madh ka krijuar një ‘shpellë’ për katër banorët që thyen rregullat e shtëpisë. Gjatë këtyre ditëve, katër banorët kanë patur momente shumë të bukura mes tyre, por nuk kanë munguar as debatet.

Por jo vetëm kaq, pasi dje Gjesti ka ngritur mundësinë që të hapë derën e ‘shpellës’ dhe të dalin nga aty. Këtë gjë e bisedoi edhe me G-Banin, i cili tha se do të dilnin direkt nga BBV 4 nëse do e bënin një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Çohuni more nuba, çohuni të bëjmë ndonjë aktivitet, të luajmë ndonjë lojë, apo të refuzojmë sfidën, të marrim prapë Zarf të Zi

G-Bani: Kë sfidë të refuzojmë?

Gjesti: Këtë sfidë, jam i gatshëm për Zarf të Zi.

G-Bani: Cilën sfidë?

Gjesti: Me çel derën, nuk durohet më, me dal jashtë

G-Bani: Del në eliminim direkt o bishë

Gjesti: Jo mor aspak, po sfidojmë prapë Vëllain e Madh me Zarf të Zi, jeta është me rrezikuar

G-Bani: Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë o bishë. Ta bëj një pyetje, e zëmë se je në burg dhe shikon një vend ku mundesh e ec me vrap dhe me dalë. Po e di se është roja nga lart dhe ta kërcet me armë automatike, a shkon me rrezikuar duke e ditur se të kap plumbi?

Gjesti: Nuk është Vëllai i Madh atje jashtë duke na pritur

G-Bani: Me armë jo, po të pret me një Zarf të Zi që të eliminon direkt, të nxjerr fishek prej shtëpie, këtë të bën Vëllai i Madh, këtë ndëshkim bën, nuk të rreh me shpulla

Gjesti: A e mban veten gangster, çohu e të çelim derën

G-Bani: Më gangstera se kaq, kemi dalë 4 veta kokë më kokë në nominim se kemi thyer rregullat e ligjet, ça tjetër me bërë. Pastaj i bie të tregojmë se nuk respektojmë Vëllain e Madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver…