Gjetan Keta, kampion bote në WBU

09 shtator 2018 | 12:17

Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU.

Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri shqiptar mundi boshnjakun Sladan Janjanin.

Ishte një ndeshje ku Gjeta ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij. Agresiviteti i tij u vu re që në raundet e para të sfidës duke bërë që Janjanin të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në “knock-down”. Për Gjetën, që u ngjit në ring pas një shkëputjeje disa mujore, kjo ishte fitorja e 23 në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…