Gjigandi amerikan bankar transferon gabimisht 175 milionë dollarë, fondi nuk ia kthen
Gjigandi amerikan bankar, Citigroup së fundmi është përballur me një problem të madh, pasi gabimisht ka transferuar 175 milionë dollarë për Menaxhimin e Brigadës Kapitale, dhe fondi i mbrojtjes nuk i ka kthyer paratë.
Citigroup ngriti një proces gjyqësor të hënën në Qarkun Jugor të New York-ut, duke kërkuar kthimin e fondeve për të cilat tha se ishin transferuar në një “gabim operacional”.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike.
Në reagimin e tij, Citigroup bën me dije se në lidhje me këtë duhet të dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital, por pas gabimit operacional, ka ndodhur që të bëhet transferimi gabimisht i shumës 175 milion dollarë . “Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës.
Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht i kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlon-it./abcnews.al