Gjiganti Denis Zumberi ‘tmerron’ kundërshtarin në matje, Mang dorëzohet pa luftë
Sportisti me prejardhje nga Peja, Denis Zumberi ishte përgatitur maksimalisht për meçin e radhës në sportin e Arteve të Përziera Marciale (MMA), por ndodhi ajo që pak kush e kishte pritur.
Gjatë matjeve zyrtare para kësaj përballje, kundërshtari i Zumberit, Leon Mang vendosi të tërhiqet dhe të mos garojë përballë sportistit gjigant shqiptar. “Pasi me shikojë nga afër u frikësua dhe vendosi të mos garonte. Nuk me pëlqeu aspak, dëshira ime ishte ta mposhtja ndryshe”, ka thënë Denis Zumberi.
Në Linz të Austrisë së bashku me Zumberin kishin udhëtuar edhe familja dhe shumë shqiptarë për t’i dhënë përkrahje dhe për të shijuar fitoren nga afër, pasi duke parë përgatitjen e sportistit veç se ishte i pritur triumfi.
Zumberi ditë më parë për gazetën “Epokën e re” lidhur me këtë luftë, kishte deklaruar: “Përgatitjet i kam vazhduar në mënyrë intensive, kam besim me se ndihem e zotit do të arrijë edhe fitoren e radhës. Besoj se në Linz, përveç familjes do të ketë edhe miq të tjerë kryesisht shqiptarë, kam besim se nuk do t’i zhgënjej”.