Gjiganti gjerman interesohet për Rashfordin
Marcus Rashford do të largohet nga Manchester United dhe shumë klube janë vënë pas tij.
Sipas gazetës gjermane Bild, Borussia Dortmund ka rritur interesin për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.
Gjigantët e Bundesligës janë të dëshpëruar për përforcime sulmuese pas një makthi të gjysmës së parë të sezonit: ata aktualisht janë në vendin e 10-të në kampionat.
Përveç kësaj, ata kanë shitur sulmuesin Donyell Malen te Aston Villa në janar, që do të thotë se ka një vend për Rashford në skuadër.
Preferenca e Dortmundit është ta marrë 27-vjeçarin në formë huazimi. Sezonin e kaluar, ata bënë të njëjtën gjë me Jadon Sancho, i cili i ndihmoi të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Interesim për yllin anglez ka shfaqur edhe Milani dhe Barcelona, por Dortmund tani janë seriozisht në garë për të.