Gjiganti gjerman “LIDL” filloi shtrirjen edhe në Serbi, hap 1,600 vende pune
11 tetor 2018
| 16:04
Rrjeti i supermarketeve gjermane “LIDL”, sot ka hapur 16 dyqane të cilat janë të vendosura në Beograd dhe lokacione tjera në Serbi. Kjo hapje shënoi investimin e parë të kësaj kompanie në Ballkan.
Përfaqësuesit e “LIDL”, kanë thënë që ka në plan të hapë edhe dyqane tjera në Serbi përgjatë vitit. Ky rrjet i supermarketeve, që është pjesë e Schwarz Gruppe, operon me më tepër se 10,000 filiale nëpër krejt Evropën, shkruan “Reuters”, raporton “EkonomiaSot”.
Në inaugurim ishte edhe Presidenti serb, Aleksandër Vucic, i cili deklaroi se shteti serb do të sigurojë që investitorët gjermanë të marrin “kushtet më të mira”.
Gjithsej investimi i Lidl në Serbi ka kushtuar 205 milionë euro, dhe do të punësojë rreth 1600 persona.