Gjiganti kanadez “blindon” bazën e NATO-s ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë

21 mars 2022 | 12:35

NATO-ja është duke forcuar krahun e saj lindor duke dërguar mijëra ushtarë dhe shumë pajisje ushtarake në vende si Polonia, Lituania dhe Letonia.

Në këtë të fundit ndodhet një prej bazave më të rëndësishme të NATO-s në vendet balltike siç është ajo e Adazit ku shërbejnë edhe disa ushtarë shqiptarë, pjesëtarë të repartit EOD.

Së fundmi Kanadaja ka dërguar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Riga, të cilat do të vendosen pikërisht në kampin Adazi. Siç publikon faqja e kësaj baze, një avion gjigant ushtarak i Kanadasë u shkarkua mëngjesin e sotëm në Riga.

Më herët, në këtë bazë janë dërguar edhe pajisje nga shtete të tjera duke synuar pengimin e ndonjë provokimi rus në rajon. /Abcnews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tregjet botërore, çmimi i naftës ka rënë për herë…