Gjiganti rus i naftës kundër Putinit: Jepni fund luftës

05 mars 2022 | 14:00

Firma e dytë më e madhe ruse e naftës ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Bordi i Drejtorëve të LUKOIL shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë,” tha firma në një deklaratë, shkruan CNN.

“Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi.

Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacie”, thuhet ne deklaratë.

Firma e naftës “Lukoil” është në pronësi të Vagit Alekperov dhe zëvendësit të tij Leonid Fedun, sipas Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Kuvend për nder të…