Gjiganti spanjoll e dëshiron Buffonin

24 maj 2021 | 13:33

E ardhmja e Gianluigi Buffon është e gjitha për t’u vendosur, duke nisur pikësëpari nga dëshira e vetë portierit 43-vjeçar, por edhe nga oferta e çmendur (siç e ka deklaruar vetë italiani) që ai pret, ndonëse një e tillë duket se i ka ardhur tashmë.

Por, çdo ditë që kalon horizonti pasurohet me risi të tjera dhe e fundit që vjen nga Spanjë është thjesht bombastike.

Sipas burimeve të “DonDiario”, 43-vjeçari është në bisedime për t’u transferuar në Madrid, konkretisht te Reali për të pasur rolin e zëvendësit të titullarit Thibaut Courtois, duke qenë se ukrainasi 22-vjeçar, Andrij Lunin, kërkon një aventurë si i parë diku tjetër. Kjo ofertë pa dyshim që josh shumë Buffonin, duke parë se është çdo vit favorit për të tentuar Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…