Gjiganti spanjoll i shtohet garës për Icardin

18 prill 2020 | 18:14

Mauro  Icardi u largua nga Interi në verë, për të kaluar te PSG-ja në formën e huazimit, me francezët që kanë edhe të drejtën e blerjes.

Megjithatë nëse rast se ekipi francez vendos që të mos e blejë argjentinasin, atëherë atë nuk e duan as te Interi. Te PSG-ja nuk duken të bindur ta blejnë lojtarin dhe mund ta bënin vetëm për ta shitur më shtrenjtë pastaj.

Megjithatë sipas lajmeve të fundit për sulmuesin interesohet Atletico Madridi, me trajnerin Simeone që e pëlqen shumë dhe do e dëshironte në ekipin e tij. Prej kohësh interes për futbollistin ka shfaqur edhe Juventusi, të cilët tashmë duhet të përballen me konkurrencën e ekipit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me anë të një komunikate për media, KFOR ka thënë…