Gjiganti turk shënjestron Eriksenin
07 shkurt 2024
| 13:37
Galatasaray mund të nënshkruaj me mesfushorin e Manchester United, Christian Eriksen.
Tabloidi anglez “Daily Mirror”, raporton se klubi turk ka nisur kontaktet me Eriksenin dhe ky transferim mund të realizohet për faktin se mesfushori po gjënë pak hapësira në formacionin e Ten Hagenit.
“Erikseni mund të bashkohet me klubet turke që janë ende në gjendje të nënshkruajnë lojtarë deri më 9 shkurt”, shkruan tabloiditi britanik.
31-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” si lojtar i lirë nga Brentfordi në verën e vitit 2022 dhe ka bërë mbi 50 paraqitje nën drejtimin e Erik ten Hag. Danezi ka luajtur vetëm tri ndeshje në Premier League që nga mesi i nëntorit, për shkak të një kombinimi lëndimesh.