Gjikokaj fillon edicionin me fitore të thellë
28 gusht 2023
| 16:25
Hendbollistja e rëndësishme e Përfaqësues së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka luajtur të dielën ndeshjen e parë të edicionit 2023/2024. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Norvegjisë, Gjikokaj me skuadrën Follo HK, fituan me rezultat 39:20 ndaj skuadrës Rygge.
Gjikokaj luajti aq sa kishte nevojë, ndërsa kontribuoi me katër gola e një asistim.
Mirela është prej lojtareve kryesore te Follo, që do të garojë në elitën e Norvegjisë.
Ndeshje për Kupë të Danimarkës në fundjavë luajtën Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari. Të dyja e shënuan nga një gol për skuadrat e tyre.