Gjikokaj: Krenare që luaj për Kosovën

23 janar 2024 | 16:00

Mirela Gjikokaj është shpallur hendbollistja më e dalluar e Përfaqësues A të Kosovës për vitin 2023. Mirela jeton në Norvegji dhe luan me shumë sukses në ligën elitare të këtij vendi. Për shkak të obligimeve e kishte të pamundur të jetë në ceremoninë “Laureatët 2023”, të mbajtur të hënën në Prishtinë.

Për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mirela Gjikokaj është shprehur falënderuese për çmimin e po ashtu krenare që përfaqëson Kosovën.

“Ndihem krenare që jam prej lojtareve të para nga vendet evropiane që i jam bashkuar Kombëtares së Kosovës. Është gjithmonë nder për mua kur luaj për Kosovën. Shpresoj që gjatë këtij viti sukseset t’i kemi edhe më të mëdha dhe t’i gëzojmë familjet tona dhe gjithë shqiptarët. Tifozët i presim në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares sonë”, ka thënë Gjikokaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar kërkesën e kryeministrit…