Gjilan, 46 biznese përfituese të granteve për start-up dhe gra
10 tetor 2023
| 16:10
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me një buxhet prej 135 mijë eurosh për herë të parë në historinë e Gjilanit, komuna ka ndarë grante për bizneset lokale.
“Nënshkruan kontratat 46 përfitues. Prej tyre 34 biznese të reja start-up dhe 12 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre. Më shumë se 60 vende të reja pune dhe mbi 120 pajisje të punës do të financohen për përfituesit. I lumtur që po fuqizojmë rininë e gratë në biznes. Shumë suksese të gjithë përfituesve!”, ka shkruar në “Facebook” Hyseni.