Gjilan, arrestohet i dyshuar për vrasje në tentativë

11 korrik 2024 | 16:03

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan si rezultat i veprimeve operative hetimore, sot ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin G.E. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti me datën 06.05.2024 rreth orës 18:20 në qytetin e Gjilanit pas një konflikti fizik dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale

“Vrasje në tentativë”, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ambasadori gjerman…