Gjilan, arrestohet i dyshuari për vjedhje në flagrancë

15 korrik 2022 | 11:32

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan më 7 korrik ka iniciuar rastin “Vjedhje”.

Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara më 14 korrik në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestojë në flagrancë të dyshuarin kosovar Rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit.

Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hidhet shorti për sezonin e ri të Kategorisë Superiore, mësohen…