Gjilan, E-kiosqet që përfunduan në deponi po rikthehen në funksion

09 dhjetor 2024 | 10:36

Shërbimet e administratës ndaj qytetarëve në Komunën e Gjilanit vazhdojnë të përmirësohen e modernizohen.

E-kiosqet, po rikthehen me shërbime të integruara.

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se po ofrohet shërbim i ri në administratë.

E-kiosqet që dikur komunës i kushtuan shuma të majme dhe për pak kohë në përdorim përfunduan në deponi, tani po rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara.

“Pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan”, tha Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, më tej tregoi se të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun afër objektit të administratës.

Ajo falënderon stafin nga zyra e IT-së, që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një pajisje jashtë përdorimit, tani me shërbime shtesë për qytetarët.

“Ka mundësi kur ka vullnet. Bashkë ndërtojmë standard të ri”, tha drejtoresha Arbenita Sopi Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të…