
Gjilan, ftohen qytetarët mbi moshën 75-vjeçare të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-Covid
12 shkurt 2021
| 13:32
Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare që të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-Covid.
Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, dr. Arbenita Hajdari, ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara.
“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër Covid-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75-vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari.