Gjilan, humbë jetën 15 vjeçari si pasojë e kontaktit me rrymë
Të shtunën pasdite ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.
Sipas saj, Prokuroria dyshon se viktima erdhi në kontakt me rrymën në ambientet e restorantit “Villa familjare” në fshatin Pidiq.
“Viktima derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën”.
Xheladini ka theksuar se prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./KlanKosova