Gjilan, me mesazhe senzibilizuese shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes
Në këtë aktivitet e pranishme ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, gra dhe pjesëmarrës të tjerë.
Simbolikisht me pankarta në duar u theksua mesazhi kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”.
Aktiviteti u organizua nga anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjilan, ku qëllimi kryesor ishte të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Komuna e Gjilanit zotohet që do të bëjë më të mirën për të fuqizuar mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe për të siguruar kushte për jetë normale për të gjithë qytetarët.