Gjilan, ofrimi i shërbimeve të reja shëndetësore është vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor
Sistemi shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vazhdon të bëjë përparime të prekshme.
Gjatë këtij viti po ofrohen edhe shërbime të reja, të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanta.
Këto janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore.
Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, tha se për herë të parë në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, qytetarëve u ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore respektivisht mamografia, PAP Testi dhe ultrazeri i gjirit.
“Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha Doruntina Hasani.
Drejtoresha e Shëndetësisë, tregon se i kanë funksionalizuar edhe ultrazërin e gjirit në QKMF dhe rentegenin e dhëmbëve në QMF në lagjen Arbëria.
Ajo tregoi se shërbimi i mamografisë bëhet pa pagesë, ku për gjashtë muaj mamografinë e kanë bërë 475 qytetarë.
“Për herë të parë në shëndetësinë primare të Gjilanit, është duke u bërë PAP Testi në QKMF dhe shërbimi ofrohet falas”, tha Doruntina Hasani.
Ajo tregoi se për gjysmë viti PAP Testin e kanë bërë 291 qytetarë.
Drejtoresha për Shëndetësi, tha se po ashtu është funksionalizuar Ultrazëri i gjjirit si shërbim i ri në QKMF.
Sipas saj në QMF në Arbëri kanë funksionalizuar edhe Rentgenin e dhëmbëve.