Gjilan, shpërndahen çanta e mjete shkollore për 320 fëmijë

01 shtator 2022 | 11:59

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën Islamic Relief Kosova, kanë shpërndarë sot çanta e mjete shkollore për 320 fëmijë të familjeve me asistencë sociale.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar shoqatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke shfaqur shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Është një prej zotimeve tona që familjet me asistencë sociale, për fëmijët e tyre, ne si Komunë do t’i mbulojmë shpenzimet me material shkollor dhe kjo pjesërisht po realizohet sot për shkak se prej klasat 1-5 po bëhet shpërndarja”, ka thënë kryetari Hyseni.

Përfaqësuesi i Islamic Relief Kosova, Lavdim Gashi, ka deklaruar se kjo shoqatë për herë të parë po shpërndanë çanta shkollore për fëmijët e familjeve me asistencë sociale, pas kërkesës së kreut të Gjilanit, Alban Hyseni.

“E kemi realizuar projektin në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit. Në të ardhmen do ta rrisim numrin në mënyrë që të mbulohen nevojat e fëmijëve të kësaj kategorie”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greva e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës…