Gjilan, shpërndahet mekanizëm bujqësor për fermerë në vlerë mbi 10 mijë euro
05 prill 2024
| 09:39
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ka vazhduar me shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermerët e Komunës së Gjilanit.
Drejtori Bajram Isufi, tha se përfitues të mekanizmit bujqësor në vlerë prej 10 mijë e 780 euro janë dymbëdhjetê përfitues.
Sipas tij janë shpërnadarë 4 copë rotofreza, 2 copë pijatore me 20 disqe, 5 copë pijatore me 24 disqe dhe 1 copë pllugj dy brazësh 25 cm.
Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, tregoi se kjo është vazhdim i shpërndarjes së projektit të herës së kaluar.