Gjilan sonte përballet me Tre Penne
20 gusht 2020
| 11:47
Skuadra e Gjilanit ka mbërritur të mërkurën në mesditë në San Marino, atje ku pritet ta zhvillojë ndeshjen e raundit parakualifikues në Ligën e Evropës, kundër Tre Penne.
Gjilani me Tre Penne do të përballet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrvalle” në San Marino. Skuadra iu është nënshtruar matjes së temperaturës për të gjithë anëtarët.
Keita Aziz mungon për shkak të dokumenteve, ndërsa Sebino Plaku mungon për arsye lëndimi në muskulin e këmbës të pësuar në stërvitje.