
Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës, i shkon ish-të fejuarës te puna, arrestohet
30 janar 2025
| 08:23
Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre ngjarjeve të trishta, të dyshuar janë partnerët e tyre.
Sinjali mëson se në hall me ish-të fejuarin është edhe një 23-vjeçare nga Gjilani, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë gjatë ditës së sotme.
Bazuar në informacionet e para, ish-i fejuari i saj i ka shkuar te vendi i punës, përkundër që viktima ka urdhër mbrojtës.
Përballë kësaj situate, e reja e ka denoncuar rastin në polici dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.