Gjilanasit ia mësyn më së shumti Evropës në 2021-n
03 korrik 2022
| 08:17
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar raportin e migrimit të kosovarëve për vitin 2021.
Gjatë vitit 2021 janë larguar nga Kosova 42 728 qytetarë.
Komuna e Gjilanit prin me 4 320 qytetarë të cilët e kanë braktisur vendin.
Pas Gjilanit vijnë Suhareka, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Malisheva, Gjakova dhe Podujeva.
Qytetarët thanë se arsyeja e këtij migrimi është papunësia.