Gjilani arrin marrëveshje me Duron
26 qershor 2023
| 13:49
Klodian Duro do ta pasojë Zekirija Ramadanin tek SC Gjilani.
Trajneri shqiptar do ta marrë në dorë ekipin kosovar, i cili do ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen.
Kryetari i klubit gjilanas, Florim Zuka ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Feronikelit, i cili do të rikthehet kështu në futbollin kosovar.
Me Duron, Gjilani do të luajë në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës. Ish-përfaqësuesi shqiptar synon ta çojë përpara klubin nga Anamorava.
Së fundmi, Gjilani u nda me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili mori ofertë nga Arabia Saudite.