Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin e Ballkanit
12 janar 2023
| 14:15
Skuadra e Gjilanit ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit në muajt e fundit janë përballur me probleme të shumta financiare dhe ishte rrezikuar edhe pjesëmarrja në vazhdim të kampionatit. Tashmë “kuqebardhët” janë duke menduar edhe për transferimet në këtë afat kalimtar të janarit.
“Gazeta Enigma” mëson ekskluzivisht se Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur, Egzon Sinanin. 28-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e kampionit aktual, FC Ballkani. SC Gjilan në sezonin vjeshtor është pozicionuar në vendin e katërt me 27 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Prishtina e cila zë vendin e tretë.