![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/sc-gjilani-1.jpg)
Gjilani arrin në Letoni, gati për sfidën ndaj Liepajes
13 korrik 2022
| 13:58
Skuadra e Gjilanit ka “aterruar” në token Letonese ku nesër (e enjte) zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Liepajes në Ligën e Konferencës.
Gjilani takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e mbylli me fitore me rezultat 1:0 dhe krejt çfarë i duhet nesër është ta ruaj këtë epërsi.
“Ekipi zbarkon në Riga të Letonisë. Pasdite zhvillon seancën e fundit stërvitore në Daugava Stadium të Liepajës, para duelit kthyes të së enjtes”, ka shkruar SC Gjilani. Ndeshja Liepaja – Gjilani luhet nesër nga ora 16:00.